Tërmeti në Turqi, konfirmohen 83 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkon në 83 numri i jetëve të humbura, pas tërmetit që goditi qytetin e Izmirit.

”Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 83”, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur mbi 850 pasgoditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Share This Article