Tërmeti në Turqi, njerëzit presin në radhë për të dhuruar gjak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën sot jugun e Turqisë, në të gjithë vendin ka nisur mbledhja e ndihmave për banorët e rajoneve të prekura nga tërmeti si dhe fushatat e dhurimit të gjakut për të lënduarit.

Në qytetet anembanë Turqisë, organizatat humanitare dhe shoqatat qytetare nisën fushata për mbledhjen e ndihmave për banorët e Kahramanmaraş-it dhe qyteteve përreth, të cilat janë dëmtuar më rëndë nga tërmetet.

Në Erzurum, Kutahya, Agri, Kirsehir, Van, si dhe në qytete të tjera të shumta shihen radhë të gjata përpara qendrave të Gjysmëhënës së Kuqe për dhurimin vullnetar të gjakut. Në tërmetin shkatërrues që goditi mëngjesin e sotëm pjesën jugore të Turqisë  mbi 1.000 persona humbën jetën ndërsa mijëra të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency.

AFAD më pas rishikoi magnitudën e tërmetit të mëngjesit të sotëm nga 7.4 në 7.7 ballë të shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit të mëngjesit të sotëm u regjistrua në qarkun Pazarcik në Kahramanmaraş të Turqisë e pasuar nga 50 pasgoditje, më e forta prej të cilave ishte 6.6 ballë të shkallës Rihter. Gjithashtu nga tërmeti janë goditur edhe provincat Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Share This Article