Tërmeti në Turqi: Numri i viktimave shkon në 31

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në Turqi ka njoftuar se ka shkuar në 31 numri i personave të vdekur nga tërmeti prej 6.8 shkallësh, i cili të premten e goditi pjesën lindore të Turqisë.

Deri më tani, mbi 1500 persona janë raportuar të lënduar. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë njerëz nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Këto ekipe deri tash i kanë shpëtuar 45 persona, përfshirë një grua që u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së shembur, 17 orë pas tërmetit.

Më shumë se 3400 anëtarë të ekipeve të emergjencave me 17 qen nuhatës janë angazhuar nga qeveria për t’i kërkuar të mbijetuarit ose viktimat e mundshme nën rrënoja, shkruan “Anadolu”.

Një ekip është duke i vlerësuar dëmet e tërmetit. Sipas vlerësimeve fillestare, nga tërmeti janë shkatërruar 76 ndërtesa, 42 kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe 425 të tjera kanë pësuar dëmtime të vogla.

Tërmeti me fuqi prej 6.8 ballësh e goditi provincën Elazig në orët e vona të së premtes. Dridhjet u ndien edhe në Siri dhe Gjeorgji.

Të shtunën në mëngjes, presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e vizitoi zonën e goditur nga tërmeti dhe mori pjesë në funeralin e dy viktimave.

Share This Article