Tërmeti tragjik në Marok, rëndohet bilanci i viktimave: Mbi 800 të vdekur dhe qindra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok. Autoritetet raportojnë për 820 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur, thanë autoritet.

Ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.

Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.

Tërmeti ra në orën 23:11 të së premtes. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.

Share This Article