Tërmetinë Izmir, shkon në 100 numri i viktimave, 994 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifra tragjike vijnë nga Izmiri i Turqisë ku vijojnë kërkimet nën rënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 6.6 ballë.

Deri më tani autoritetet e kërkim-shpëtimit kanë raportuar rreth 98 viktima dhe 994 të plagosur, ndërkohë që vijojnë ende kërkimet nën rrënoja. Ndërkohë 2 viktima të tjera janë raportuar që nga e premtja në ishullin e Samoas.

Rreth 3500 çadra dhe 13 mijë shtretër janë vendosur për strehim të përkohshëm për të prkurit nga tërmeti.

Sakaq në operacionet e shpëtimit janë aktivizuar rreth 8 mijë persona dhe 25 qen shpëtimi. Ka ende njerëz që rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që shpresat për të mbijetuar po pakësohen.

Një mrekulli u regjistrua dje, ku 68 orë pas tërmetit tragjik u nxorr e gjallë një 3 vjeçare.

Share This Article