Në Port – au Prince ti nuk mund të dallosh kufij, por duhet të dish se ku janë ato. Pasi jeta jote mund të varet prej tyre. Gangsterët janë duke u “kujdesur” për kryeqytetit e Haitit duke marrë peng, duke përdhunuar dhe duke kryer vrasje makabre.
Ata e kontrollojnë territorin e tyre me gjak. Madje kanë përgatitur një hartë mendore për njerëzit që jetojnë atje, duke i ndarë në zonën jeshile, të verdhë dhe të kuqe.
Jeshile do të thotë një zonë pa gangsterë, zona e verdhë do të thotë që aty mund të jeni të sigurt për sot, ndërsa zona e kuqe është një zonë ku nuk mund të kryesh asnjë lëvizje, raporton BBC.
Grupet e armatosura kontrollojnë territorin dhe po kryejnë terror, në të paktën 60 për qind të kryeqytetit dhe zonave përreth, referuar grupit të të drejtave të njeriut në Haiti.
Terroristët kanë vënë nën kontroll dhe kanë rrethuar qytetin, të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse, ndërsa mësohet se deri më tani janë vrarë mbi një mij persona, në periudhën janar – qershor të këtij viti.