Terror në Itali, emigranti i vjedh pistoletën policit dhe plagos kolegun, ekzekutohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente terrori kanë përjetuar qindra kalimtarë në Vicenza të Italisë, kur një emigrant maroken humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Autori arriti t’i rrëmbente pistoletën një efektivi dhe plagosi kolegun e tij, por më pas efektivët e tjerë u përgjigjën me zjarr duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën Fara Vicenti, kur policia mori një telefonatë se një burrë kërcënonte kalimtarët në rrugë duke bërtitur ‘Allah akbar”. Në vendngjarje mbërritën disa efektivë të cilët tentuan ta qetësonin burrin, por pa efekt.

Në momentin që u përpoqën ta neutralizonin, ai arriti t’i merrte pistoletën një polici dhe qëlloi të tjerët. Në këtë pikë, në kushtet e vetëmbrojtjes karabinierët u kundërpërgjigjën.

Tashmë një hetim ka nisur për të zbardhur përgjegjësitë për këtë ngjarje.

Share This Article