Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Vucicu, pede*u, Vucicu, Pede*u”… Kështu kumbonte stadiumi Rajko Mitiç, ku ekipi i futbollit të Serbisë u turpërua nga Anglia…

Por turpi mbuloi vendasit jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribuna. Bandat e kriminelit Milan Radoiçiç ishin të pranishëm dhe protagonistë të trazirave në stadium.

Kështu raportojnë mediat në Beograd, që theksojnë se presidenti Aleksandër Vuçiç, po i përdor ata kundër protestuesve.

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç

Në mesin e atyre që u identifikuan janë Danilo Iliç, Danijel Xhukiç, Marjan Radojeviç, Stefan Radojkoviç, and Stefan Jovanoviç, të cilët gjenden në listën e 44 personave të akuzuar në dosjen për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Ata janë në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa Beogradi i shpërblen ata duke sfiduar hapur thirrjet e shumta nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dorëzuar ata para drejtësisë.

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç

Anëtarët e bandës terroriste të Radoiçiç gjatë gjithë takimit kanë terrorizuar serbët që këndonin kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij duke dhunuar këdo që i dilnin përpara, përfshirë dhe fëmijë.

Shpeshherë organizonin dhe kore kundër Kosovës, ndërsa të gjithë ishin veshur me të zeza.

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç

Disa prej tyre raportohet se kanë udhëtuar nga Mitrovica e Veriut dhe Zveçani për të bërë terror ndaj atyre që protestonin kundër pushtetit.

Media serbe Nova raporton se policia ishte gjithë kohën miqësore me grupin e kriminelit Radoiçiç, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë vetëm në mbrojtje të tyre dhe kundër qytetarëve. 

Share This Article