“Terroristët tentuan të arratiseshin drejt Ukrainës”, masakra në Moskë, reagon Putin: Armiqtë tanë nuk do na ndajnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin attends a meeting with Chairman of the Board of the Eurasian Economic Commission (EEC) Bakytzhan Sagintayev at the Kremlin in Moscow, Russia March 19, 2024. Sputnik/Sergei Bobylev/Kremlin via REUTERS/ File Photo

Natën e kaluar, persona të armatosur hapën zjarr mbi turmat në një sallë koncertesh në Krasnogorsk në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 143 persona dhe duke plagosur më shumë se 100.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por FSB thotë se të dyshuarit kishin kontakte me Ukrainën dhe po përpiqeshin të iknin mbi kufiri. Në një deklaratë në minutat e fundit Putin është shprehur se të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe se sulmuesit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës.

Vladimir Putin e konsideron masakrën e mbrëmshme si një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe thotë se të përfshirët “u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës”. Ai shpall ditë zie për nesër dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të të vrarëve në sulm.

Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, ata mund të presin dënim. Të gjithë sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar. Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.

Share This Article