Terroristi i dyshuar arratiset nga burgu, besohet se ndodhet ende në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Londër po kërkohet një ish-ushtar, i dyshuar për sulme terroriste, i cili u arratis nga burgu mëngjesin e së mërkurës.

Daniel Abed Khalifa, 21 vjeç, ishte në pritje të gjyqit pasi u akuzua se kishte lënë bomba false në një bazë ushtarake, shkruan BBC .

Ai u arratis nga HMP Wandsworth në Londër dhe besohet se është ende në qytet. Prandaj, policia u ka kërkuar anëtarëve të publikut që t’i telefonojnë nëse e shohin atë, por tha se “besojnë se Khalifa përbën një kërcënim për publikun e gjerë”.

I riu u pa për herë të fundit i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të kuqe dhe të bardha me kuadrate dhe çizme ngjyrë kafe me majë çeliku, tha policia.

Khalifa akuzohet gjithashtu për “nxjerrjen” e informacionit personal rreth ushtarëve nga sistemi i Administratës së Përbashkët të Personelit të Departamentit të Mbrojtjes  në vitin 2021.

Share This Article