Tesco, Asda dhe Waitrose janë bërë supermarketet më të fundit qe kane pranuar te ndalojne hyrjen e blerëseve që nuk mbajnë maska për fytyrën nëse nuk janë të përjashtuar nga mjekësia.
Shitësit me pakicë janë kritikuar sepse nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar njerëzit që thyejnë rregullat e Covid ndërsa përhapen infeksionet.
Supermarketet mund të mohojnë hyrjen në mjediset e tyre që janë pronë private dhe mund të telefonojnë policinë nëse dikush refuzon të ndjekë rregullat ose bëhet abuziv.
Një zëdhënëse e Tesco tha: “Për të mbrojtur klientët dhe kolegët tanë, ne nuk do të lejojmë askënd në dyqanet tona që nuk ka veshur një mbulesë fytyre, përveç nëse përjashtohen në përputhje me udhëzimet e qeverisë,”
“Ne gjithashtu u kërkojmë klientëve tanë të blejnë vetëm, nëse nuk janë kujdestar ose me fëmijë. Për të mbështetur kolegët tanë, ne do të kemi siguri shtesë në dyqane për të ndihmuar në menaxhimin e kësaj situate.”
“Një zëdhënës i Asda tha nëse klientët kane harruar maskat, ata do ti ofrojne atyre një falas.
Ai shtoi se nëse një klient refuzon të vendose nje maske pa ndonjë arsye të vlefshme mjekësore dhe do te sfidoje kolegët tanë, kolegët tanë qe kujdesen per sigurine, do të ndolojne hyrjen e tyre ne ambjentet e dyqanit.”