ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 5 hours ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 6 hours ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 6 hours ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 6 hours ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Testamenti i Gjon Muzakës

albnews by albnews
6 November, 2021
in Albania
0
Testamenti i Gjon Muzakës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 3 qershor 1510 princi i thinjur arbër Gjon Muzaka u ul tek tryeza e shkrimit.

Pati ndjesinë marramendëse se u fiksua pazgjidhshëm në një objekt sekret që e ripërtërinte, por edhe e rrëqethte.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Sot mbushte 52 vjeç, por ndihej i mplakur si një patriark. Para tij qe Bibla në latinisht.

E shfletoi i sigurt. Ezekieli (21,3): “… i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez tek ty një zjarr, që do të gllabërojë çdo dru të blertë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet. Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur, nuk do të shuhet…”.Gjon Muzaka u mendua: “Dhe trupi im digjet dhe nuk shuhet më”. Pastaj lexoi më tej: “Zoti e thirri një njeri të veshur me rroba liri, që mbante kallamarin prej briri të shkruesit në krah dhe i tha: “Kalo mes qytetit të Jeruzalemit, dhe u bëj një shenjë në ballë njerëzve, që psherëtijnë dhe vajtojnë gjithë gjërat që ndodhin mes tyre dhe mes meje, zotit, zotit…”. Vegim qetësues, udhërrëfyes.

Tani shkruesi duhet të jem unë, psherëtiu Gjon Muzaka.

Lexoi në latinisht përsëri “Nil sub sole novum”, domethënë “Asnjë e re nën Diell”.

U trondit nga kjo e vërtetë qartësisht mizore.

Mori pendën e mjellmës, e ngjeu në kallamarin antik dhe nisi të shkruajë mbi një fletë letre: “Cuncta sub sole vana. Venite fili, audite, timorem domini docebo vos. Oculi domini supre iustos, et aures eius in preces eorum, vultus outem domini super facientes male, ut perdat te terra eos. Clamaverunt iusti, et dominus exaudivit eos, et ex omnibus tribulationibus eorum liberavti eos”.

Muzaka e përktheu në shqip njëkohësisht në mendje tërë frazat latine: “Çdo gjë nën Diell është kotësi. Ejani, bij, do t’ju mësoj që të kini frikë Zotin. Zoti i ka drejtuar sytë ndaj njerëzve të drejtë dhe veshet ndaj lutjeve të tyre, fytyra e Zotit është edhe përballë njerëzve të liq, me qëllim t’i zhdukë nga faqja e dheut. Njerëzit e drejtë e ngritën zërin dhe zoti së largu i dëgjoi ata dhe i çliroi nga të gjitha shqetësimet e tyre”.

Princi Muzaka ndaloi së shkruari.

Pa nga dritarja e dhomës peizazhin e Napolit.

Kishte shumë vite që kishte braktisur Arbërinë, me gjithë familjen, e kishte ndalur në Itali. Arbëria tani i përkiste perandorisë otomane.

Principata e tij rezidenca në kështjellën e Beratit, kujtimet etj,. qenë ngrirë, konservuar katastrofikisht nën kupolën e rëndë dhe të pakapshme të pushtimit.

Çdo gjë intime i dukej e largët, e pakapshme.

Për shumë vjet në Napoli gjeti një ngushëllim të pakët, por shqetësimi ju shumëfishua.

Këtu qe si një princ teatri, pra jo i vërtetë, qe thjesht një emër, por jo njeriu i dikurshëm dhe i fuqishëm, një fantazmë ekzotike dhe krejt e papërfillshme, aspak i gjallë, konkret dhe i rrezikshëm.

Ah, klithi pa zë.

Çdo gjë ka stinën e vet, përsëriti me vete, çdo situatë ka një kohë nën qiell, një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur, një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të rrënuar dhe një kohë për të ndërtuar, një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të vallëzuar dhe një kohë për të mbajtur zi, një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar, një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje, një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur, një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen…

Muzaka u drodh në një lloj ëndërrimi shekujsh. Vendosi të shkruante përsëri. do të bënte një kronikë të familjes, skemën e gjenealogjisë, ftillesat, të përshkruante lavdinë, disfatën, të ringjallte kronikat e vdekura.

U tendos, i shpërthenin idetë, mendimet vërtitëse, imazhet e zbehëshme nga koha. Mendoi se do të vdiste së shpejti, bijve të tij dhe fëmijëve të tyre duhet t’u linte një tekst testamenti, që të mos humbiste Arbëria fantazmagorike brenda tij, që kur t’i shuhej trupi, të mos shuhej dhe të humbiste kjo Arbëri.

U frymëzua, nisi të shkruaj me hov, me shpresë e ndoshta me delir.

Kujtoi të parët e hershëm, të lindur pranë burimit mitik, “ku pishtarët e fikur ndizeshin në çast dhe pishtarët e ndezur shuheshin”, përngjasi emrin e Muzakëve me atë të fisit të Molosëve, rikujtoi Pirron e Madh të Epirit, pastaj perandorët e Bizantit që u kishin dhënë tituj të mëdhenj paraardhësve të tij si dhe stemat familjare, plot simbole shqiponjash dykokëshe dhe alegori pushteti perandorak.

Kujtoi martesat, emrat e të lindurve që kishin vdekur, dhe të të lindurve të tjerë, që gjithashtu do të vdisnin ritualisht dhe pashmangësisht.

Besonte, se pinjollë të ardhshëm do të ktheheshin dikur në Arbëri, përshkroi hartografinë e pronave të familjes, hollësisht, mjeshtërisht, konkretisht. Ah, pronat, pronat! E drejta historike e pronës! Shenjtëria e pronës. Burimi i pushtetit, miti i plotfuqisë në mijëvjeçarët që ndryshojnë dhe zhbëjnë gjithçka. Ah, pronat, pronat!La pendën e mjellmës mbi letër. Rilexoi ç’kishte shënuar, ndihej si lehona, që sapo ishte çliruar nga foshnja e porsalindur, u mrekullua, u mallëngjye, por u ndje tmerrësisht i lodhur, i sfilitur, tejet i vdekshëm me shpejtësi të përllogaritur nga misteret e të Pashmangshmes!Ah, pronat, pronat!

Ndjeu befas një errësim, një ide e befasishme, e skëterrshme gati e shkatërroi. Ç’është e drejta historike e pronës? Përderisa prona shitet dhe blihet a mund të jetë e shenjtë, a mund të jetë një e drejtë historikisht ekskluzive e patjetërsueshme?

A thua vallë, mbas 4 ose 5 shekujsh do të mbijetonin pasardhësit e Muzakajve? E nëse do të ktheheshin në Arbëri me testamentin e tij të pavdekshëm a mund ta zbatonin? O kotësi e kotësive, gjithçka është kotësi, ajo që ka qenë është gjë që do të jetë, ajo që është bërë është ajo që do të bëhet. “Nil sub Sole novum”. Asgjë e re nën Diell.

Princi Gjon Muzaka gati u nguros, u statujizua!

Mendimet, idetë përplasen dhe shkatërrojnë njëri-tjetrin.

Kuptoi se teksti i tij tashmë qe apokrif, se edhe miliona të tjerë para tij e kishin shkruar, se edhe miliona të tjerë pas tij do ta shkruanin përsëri, çdo gjë është kalimtare, e lëvizshme, çdo gjë është palimpsest dhe njeri dhe prona, dhe librat dhe ëndrrat, dhe porositë dhe ankthet, dhe mençuria dhe injoranca, dhe e vërtetë dhe gënjeshtra, dhe jeta dhe vdekja janë palimpsest, një palimpsest rrethor, i vërtitshëm, sepse, në fund të fundit, princi vizionar dhe i shastisur Gjon Muzaka qartësoi parabolën e burimit “ku pishtarët e fikur ndizeshin në çast dhe pishtarët e ndezur fikeshin”.

E ardhmja, Zoti janë ky burim misterioz. Muzaka qe pishtari i ndezur që po fikej tashmë mbi burimin ndjellës. Ndoshta do të jem 5 shekuj pishtar i fikur, i harruar, i mbyllur në terr, në kotësi, në hiç.

Por ndoshta, ndoshta në një kohë të panjohur pishtari im i fikur do të afrohej mbi burimin fatal dhe atëherë, o Zot, do të ndizej verbueshëm, me një ndriçim mahnitës dhe të përjetshëm!

Nga Moikom Zeqo

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result