Testet e shpejta në Tiranë, të parët testohen të sëmurët kronikë dhe punonjësit në institucione

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edukatoret e një prej kopshteve në Tiranë ishin të parat që iu nënshtruan testit të shpejtë  për  Covid-19 pas indicies së epidemiologut të zonës për shpërthim të koronavirusit.

Pamjet u shpërndanë nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa kërkesa e ABC për të ndjekur një prej grupeve në terren në ditën e parë të aplikimit të testit të antigenit, u refuzua.

Kopshtet, shkollat,  burgjet, shtëpi  fëmijë, të moshuarish, qendra pritje janë të parat ku do të aplikohen testet e shpejta, dy javët në vijim.

Personat e tjerë të dyshuar duhet të plotësojnë disa kushte.  Ato na i tregon epidemiologu Rexhep Muja.

“E gjithë popullata që kanë këtë klinikë , 1 deri në 5 ditët e para po ashtu edhe të sëmurët kronikë, po ashtu përfitojnë institucionet ku mendojmë se ka mundësi infektimi. Nga sot deri më 20 dhjetor do të jemi duke bërë përgatitje, më pas do të futet në rol mjeku i familjes”, u shpreh ai.

Testet e shpejta fillimisht do të aplikohen në Tiranë, vatrën kryesore të koronavirusit në Shqipëri rreth  10 mijë e 900 persona pozitiv dhe shtatë zona të nxehta të përhapjes së infeksionit.

Astiri, Lapraka, Kamza, Paskuqani, Kombinati, Ish Blloku dhe Fresku  tregon epidemiologu Muja kanë numrin më të lartë të  personave me koronavirus dhe për këtë ai ka një shpjegim.

“ Mesa duket atje nuk respektohen masat anti-covid. Më bën përshtypje sepse nuk shkon pa pasur 10 deri në 12 të sëmurë të tillë të dyshuar, kryesisht mosha 25-55 –vjeç janë më të prekura.

Aktualisht në të gjithë vendin numri i të infektuarve aktiv ka tejkaluar  20 mijë persona.  Kryeson Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri.

Share This Article