ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  5 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  5 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  5 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home UK

Testet sugjerojnë se vaksina e Oksfordit kundër COVID-19 siguron “mbrojtje të dyfishtë”

albnews by albnews
16 July, 2020
in UK
0
Testet sugjerojnë se vaksina e Oksfordit kundër COVID-19 siguron “mbrojtje të dyfishtë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Nëse gjithçka shkon mirë, vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme në tetor”, vlerësojnë shkencëtarët

Testet tek njerëzit të vaksinës kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit treguan rezultate të forta pozitive, e cila mund të jetë gati që në tetor nëse gjithçka shkon mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Titujt e Gazetave në UK

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

Shkencëtarët e Oksfordit besojnë se ata kanë bërë një përparim në përpjekjen e tyre për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19, tregon një raport i të përditshmes lokale “The Telegraph”.

Artikulli i të përditshmes sugjeron se shkencëtarët kanë zbuluar se gjilpëra shkakton një reagim që mund të ofrojë “mbrojtje të dyfishtë” kundër virusit dhe ajo gjeneron një reagim imunitar kundër sëmundjes.

Sipas raportit, “në fazën e parë të testeve tek njerëzit të vaksinës udhëheqëse botërore të Oksfordit kanë treguar se gjeneron një reagim imunitar kundër sëmundjes”.

Një burim i lartë citohet të ketë thënë se “mostrat e gjakut të marra nga një grup vullnetarësh në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës treguan se ai stimulon trupin të prodhojë si antitrupa ashtu edhe ‘vrasës të qelizave-T”.

Zbulimi është premtues sepse studime të veçanta kanë sugjeruar se antitrupat mund të zbehen brenda disa muajve ndërsa qelizat-T mund të qëndrojnë në qarkullim për vite me radhë.

Burimi, të cilin e përditshmja nuk e zbuloi tha se teksa ishte “jashtëzakonisht premtuese”, ende nuk është vërtetuar se vaksina e Oksfordit siguron një imunitet më të gjatë kundër sëmundjes.

“Mund t’iu them se ne e dimë se vaksina e Oksfordit përfshin të dyja bazat, ajo prodhon qelizën-T dhe reagon kundër antitrupave”, tha burimi për “The Telegraph”, duke shtuar se “deri më tani është shumë mirë”.

Gjetjet erdhën nga prova klinike fillestare e fazës 1, e cila filloi me 500 vullnetarë në Oksford në prill. Testi tjetër që filloi me 5.000 individë gjithashtu vazhdon në Brazil, një nga vendet më të goditura, duke treguar rezultate pozitive.

Prodhuesi i barnave AstraZeneca ka nënshkruar me Universitetin e Oksfordit për të shpërndarë 2 miliardë doza të vaksinës sapo të dalë në përdorim.

Nëse gjithçka shkon mirë, vaksina mund të jetë e gatshme që në tetor, thuhet në raport.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result