Një test i ri i pështymës, i zhvilluar nga shkencëtarët në SHBA, mund të zbulojë brenda pak minutash nëse dikush ka konsumuar kanabis në 12 orët e fundit, për më tepër tregon nivelet e përqendrimit të drogës në trup.
Testi i ri, i shpejtë, shumë i ndjeshëm dhe jo-invaziv mund të zbulojë kanabisin në pështymë në vetëm pesë minuta, shumë më shpejt se testet e mëparshme që kërkojnë ditë për të marrë rezultate.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga profesori i asociuar Hako Li i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts, i cili publikoi studimin në revistën amerikane “Science Translational Medicine”, testuan testin tek 43 përdorues të të kanabisit (grupi i kontrollit).
Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit, tetrahidrokanabinolin (THC).
Sipas studiuesve, testi i saktë dhe i shpejtë i kanabisit është më se i nevojshëm, pasi ky i fundit po përhapet në përmasa të mëdha dhe përveç kësaj ekziston tendenca për ta legalizuar atë për qëllime mjekësore.
Kanabisi është një nga drogërat më të përdorura, me të paktën 180 milionë përdorues të rregullt në të gjithë botën.