Testi i ri, koronavirusi identifikohet edhe nëpërmjet gjakut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E gjithë vëmendja e botës sot është te pandemia Covid-19.

Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët e Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një formë identifikimi të koronavirusit përmes gjakut, që zbulon edhe rastet më të lehta të infektimit ku pacientët nuk e kuptojnë fare se janë të infektuar.

Bëhet fjalë për një test të imtësishëm dhe tepër të shpejtë që mund të ndihmojë bizneset dhe institucionet publike të parandalojnë përhapjen dhe të shmangin mbylljen e aktiviteteve, duke identifikuar në një periudhë të hershme individët që mund ta përhapin virusin.

Testi kryhet përmes një shpimi në gisht. Pikat e gjakut më pas dërgohen në laboratorë për të zbuluar edhe nivelet më të ulëta të antitrupave të prodhuara nga sistemi imunitar në rast kontakti me Covid-19.

Nga provat e kryera, shkencëtarët thonë se janë zbuluar 98% e rasteve të të prekurve, shumica asimptomatikë.

Share This Article