Testimi i virgjërisë, ministrja Haxhiu debaton me aktivistin Hazizaj: Duhet të bëhet vepër penale edhe në Shqipëri, s’ka lidhje me fenë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tregoi se si lindi nevoja për ta kthyer në vepër penale testimin e virgjërisë.

E ftuar në një emision në Euronews Albania, Haxhiu tha se vendimi erdhi pas raportimeve të kahershme nga mjekësia ligjore në Kosovë, se shumë njerëz bëjnë edhe testime të virgjërisë.

Në përgjigje të deklaratës së aktivistit Altin Hazizaj, që e lidhi testin e virgjërisë më ndikimin e madh të fesë në Kosovë, ministrja Haxhiu u shpreh se testi i virgjërisë bëhet edhe në Shqipëri dhe nuk ka lidhje me fenë.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, tha Haxhiu. /Euronews Albania/

Share This Article