Testohet avioni elektrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një zhurmë pak më të fortë se një tharëse flokësh, aeroplani i parë në botë i furnizuar plotësisht me energji elektrike doli në qiell për fluturimin e tij të parë në një aeroport afër Bordeaux në Francën Jugperëndimore.

I quajtur E-Fan, avioni i vogël eksperimental i projektuar nga Airbus, pak më shumë se 6 metra, mund të jetë një hap kryesor drejt udhëtimeve ajrore të gjelbërta, të qeta dhe më të lira.

Mundësuar nga 120 bateri polimere litium-jon, fluturimi i parë zyrtar zgjati më pak se 10 minuta, megjithëse avioni ka aftësinë të fluturojë për rreth një orë, para se të karikohet.

Me një shpejtësi maksimale prej vetëm 220 km dhe hapësirë për vetëm një pilot dhe një pasagjer, E-Fan është ende larg hapit për të zëvendësuar avionët tradicionalë komercialë.

Por, inxhinierët shpresojnë që ndërsa teknologjia zhvillohet, avionët gjithnjë e më të mëdhenj mund të furnizohen plotësisht me energji elektrike ose të pajisen me një sistem hibrid.

Share This Article