Testohet me sukses transplantimi i veshkës së derrit në gruan e vdekur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një veshkë derri është testuar me sukses në një paciente të vdekur në një spital të Nju Jorkut muajin e kaluar për herë të parë pa u refuzuar menjëherë.

Përderisa organet e derrave janë të ngjashme me ato të njerëzve, një sheqer në qelizat e derrit e nxit refuzimin e organeve, shkruan Fox News.

“Pati funksionim absolutisht normal. Nuk e pati këtë refuzimin e menjëhershëm, për të cilin ishim të shqetësuar”, tha Dr.Robert Montgomery, që e udhëhoqi ekipin e kirurgëve.

Hulumtuesit po i shqyrtojnë derrat si mundësi për të siguruar ndihmë në kohën e mungesës së dhuruesve të veshkave. Rreth 12 pacientë vdesin në ditë duke pritur për dhurimin e veshkës.

Derri i përfshirë në testim ishte nga kompania “Revivicor”, e cila merret me inxhinierimin e kafshëve për t’i edituar gjenet e sheqerit. Kompania ka një grup prej 100 derrash në Iowa.

Veshka u testua në gruan e vdekur për dy ditë. Gjatë kësaj periudhe, organi funksionoi në mënyrën e duhur, duke i filtruar mbetjet dhe duke prodhuar urinë.

Shkencëtarët e mbajtën trupin e gruas në ventilator gjatë eksperimentit. Procesi u krye me miratimin e familjarëve.

Alternimi i gjeneve është miratuar në dhjetorin e kaluar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e ShBA-së si proces i sigurt për konsumim të ushqimit për njerëz dhe për ilaçe. Megjithatë, ky institucion ka thënë se zhvilluesit duhet të dorëzojnë më shumë dokumente para se organet e derrave të mund të transplantohen në njerëz të gjallë.

Share This Article