Testohet ura e Ibrit me kalimin e mauneve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi urën e lumit Ibër që bashkon Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut po kalojnë maune.

Kalimi i mauneve mbi këtë urë po bëhet për testimin e saj.

Paraditen e të mërkurës (07.08.2024) u mbajt një protestë e organizuar qytetarë të komunitetit serb, të cilët po kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve siç kanë paralajmëruar autoritetet e Kosovës.

Ndërsa pasditen e të mërkurës, punëtorë të ndërmarrjes “Arbotec” kanë filluar ngjyrosjen e mureve nën Urën që ndan e bashkon qytetin e Mitrovicës.

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë së shpejti mund të lëshohet për qarkullim të automjeteve sipas paralajmërimeve të Qeverisë.

Qeveria, të cilës i prin Albin Kurti, së fundmi dha një tender për testimin e Urës për lëvizjen e mjeteve mbi të.

Kompania fituese është përzgjedhur “IPE-PROING”. Madje, të martën, më 06.08.2024, punëtorët e kompanisë dolën në terren për të kryer disa matje.

Ministria e Infrastrukturës përmes platformës elektronike ka publikuar kontratën për dhënien e një tenderi me titull “Përcaktimi i kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”.

Vlera e tenderit është 9 mijë e 640 euro.

Në ndërkohë po mbahet një dëgjim publik me qytetarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut për të diskutuar për hapjen e urës mbi lumin Ibër. /Kallxo.com

Share This Article