• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Tetë gjërat që nuk i dimë mbi vaksinën e Pfizer-BioNtech

Tetë gjërat që nuk i dimë mbi vaksinën e Pfizer-BioNtech

by albnews
19 November, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Me kalimin e ditëve, u shfaqën disa informacione të rëndësishme mbi vaksinën kandidate  anti-Covid të zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe Biotech. Ne kemi nisur të kuptojmë se si funksionon teknologjia mARN, mbi të cilën ajo bazohet, cilat kushte duhet të ruhen, dhe çfarë domethënie ka mbi pandeminë, nëse të dhënat premtuese mbi efektivitetin e saj provohen të jenë të besueshme. Por në mungesë të botimeve shkencore, për t’i mbështetur këto pretendime, ka ende shumë pika që mbeten për t’u sqaruar.

  1. Vaksina redukton vetëm simptomat, apo ul edhe transmetimin e virusit?

Nuk është ende e qartë se çfarë i referohet “efikasiteti 90 për qind” i deklaruar nga prodhuesit. A është vaksina shumë efektive në reduktimin e simptomave të sëmundjes,

apo eliminon edhe transmetimin viral? Në rastin e dytë, do të lehtësonte një pjesë të rëndësishme të shqetësimit.

Por koronavirusi SARS-CoV-2 do të vazhdonte të qarkullonte në heshtje, përmes rasteve pozitiveve asimptomatikë. Ndaj duhet të vazhdojë vigjilenca nga më të rrezikuarit që nuk mund të vaksinohen, dhe që për shkak të disa moshës dhe kushteve shëndetësore, mund të preken ende nga sëmundja në një formë serioze.

  1. Çfarë ndodhi me pjesëmarrësit në teste që u sëmurën?

Siç ishte planifikuar, Pfizer e lëshoi ​​deklaratën e saj, pasi 94 pjesëmarrësit e parë në studim (përfshirë më shumë se 43.000 njerëz të vaksinuar dhe grupe kontrolli) u prekën nga Covid. Ne nuk dimë praktikisht asgjë mbi këto raste pozitive.

Nëse efektiviteti i vaksinës është 90 për qind ose më shumë, mund të supozojmë se ato i përkisnin grupit që mori placebo-n, por deri në çfarë mase saktësisht? A kanë përjetuar disa simptoma të rënda? Pra, a mund të shpresojmë që vaksina të zvogëlojë shumë rrezikun e vdekjes nga Covid-19? A kishin këta njerëz faktorë të veçantë rreziku, që e favorizonin virusin?

  1. A varet nga mosha efektiviteti i kësaj vaksine?

Ne e dimë që testimet përfshinë edhe fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit deri në 85 vjeç. Por nuk janë bërë publike të dhëna mbi efektet e vaksinës, në lidhje me moshën e vullnetarëve. Kjo është një pikë delikate, pasi dihet që sistemi imunitar e të moshuarve është më pak reagues ndaj stimulimit të vaksinës. Pastaj janë tiparet demografike? A kanë rëndësi faktorë të tillë si gjinia apo përkatësia etnike?

  1. A do të zgjasë kjo efektshmëri 90 për qind me kalimin e kohës?

Sipas personave të brendshëm në kompani, duke pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të vullnetarëve të përfshirë, efektshmëria mund të luhatet me disa pikë përqindjeje, por duhet të mbetet në rendin e përshkruar në fillim. Nuk ka gjasa që nga tani deri kur të arrihen 164 infeksionet e nevojshme për të përfunduar provën, efikasiteti të ndryshojë shumë. Për shembull të bjerë në 50 për qind.

  1. Sa do të zgjasë imuniteti?

Informacioni i bërë publik deri më tani, nuk shkon përtej javës së parë pas dozës së dytë të vaksinës. Eksperimentet do të vazhdojnë, dhe do të ofrojnë të dhëna, se çfarë ndodh pas disa javësh ose muajve. Por afatet e ngushta të pandemisë, nuk do të na japin ndoshta mundësi të konstatojmë nëse mbrojtja zgjat më shumë. A do të duhet të vaksinohemi çdo vit, si me gripin e zakonshëm?

  1. A do të aprovohet vaksina e Pfizer dhe Biontech?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, kërkon 2 muaj të dhëna mbi sigurinë për të paktën gjysmën e pjesëmarrësve në provën e Fazës nr.3, përpara se të shqyrtojë mundësinë e dhënies së autorizimit për një vaksinë. Një ilaç mund të miratohet vetëm pasi të ketë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për t’u konsideruar i sigurt.

Deri më tani, nuk  është shfaqur asnjë efekt anësor i dukshëm nga testet e Pfizer dhe BioNTech. Dhe ndryshe nga provat e tjera në vazhdim nga kompanitë e tjera, studimi nuk ka pësuar asnjë ndërprerje deri më sot për shkak të ngjarjeve të dyshuara anësore.

  1. A do të jemi në gjendje që ta shpërndajmë atë tek miliarda njerëz?

Vaksina e Pfizer duhet të ruhet të paktën në -70 gradë Celcius, një fakt që do të krijojë vështirësi të mëdha në shpërndarjen e tij. Në disa nga vendet më të populluara në botë, është tashmë një sfidë t’i çosh vaksinat në frigoriferë që garantojnë një temperaturë 2-8 gradë Celcius.

  1. Pse deklarata nuk u shoqërua menjëherë me të dhënat e detajuara?

Nxitimi për ta përhapur lajmin, mbetet një enigmë e vështirë për t’u zgjidhur, dhe në të cilën mund të përfshihen edhe arsyet financiare. Një hipotezë e mundshme, e sugjeruar në një artikull në “National Geographic”, është se të dyja kompanitë ndiheshin të detyruara moralisht ta shpërndanin këtë informacion të parë, për shkak të fazës veçanërisht të vështirë në të cilën ka hyrë pandemia. / Focus – Bota.al

Previous Post

14 Janar 1922/ Faik Konica: Ku vallë do ta shpjerë vendin anarqia?

Next Post

Historiania: Udhëheqësit e sotëm autoritarë nuk janë fashistë, por pjesë e së njëjtës histori

albnews

albnews

Related Posts

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës
Albania

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës

16 May, 2025
EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Next Post
Historiania: Udhëheqësit e sotëm autoritarë nuk janë fashistë, por pjesë e së njëjtës histori

Historiania: Udhëheqësit e sotëm autoritarë nuk janë fashistë, por pjesë e së njëjtës histori

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM