Tetë persona vdesin në Rusi pasi pinë dezinfektues duarsh

albnews
By
2 Min Read

Tetë persona kanë vdekur në Rusi pasi pinë dezinfektues duarsh me përqindje të lartë të metanolit në një ndejë. Në mesin e të vdekurve janë dy prindërit e pesë fëmijëve, që tash kanë mbetur jetimë.

Një grupa 48 vjeçe, nëna e këtyre fëmijëve, u bë viktima më e re të enjten pasi nuk u mbijetoi dëmeve që alkooli me shkallë industriale ia shkaktoi në organizëm.

Bashkëshorti i saj ishte në mesin e pesë burrave të moshës 27 deri 69-vjeçare, të cilët vdiqën të parët, bashkë me një grua 41 vjeçe dhe një person tjetër, gjinia dhe mosha e të cilit nuk janë publikuar.

Tetë personat e vdekur kishin marrë pjesë në një ndejë në shtëpi në fshatin Tomtor më 19 nëntor, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Një burrë tjetër, nga distrikti fqinj i Aldanskyt, gjithashtu ka vdekur nga konsumimi i dezinfektuesit, por ai nuk ka qenë pjesë e kësaj ndeje.

Një person tjetër, 32 vjeç, ende po trajtohet në spital dhe pritet t’i mbijetojë helmimit. Sidoqoftë, mjekët kanë thënë se ai ka gjasë të mbesë i verbër.

Dezinfektuesi që u konsumua nga këta persona përmbante 69 për qind etanol, që është lloj alkooli industrial që përdoret si pesticid dhe nganjëherë edhe si lëndë djegëse.

Share This Article