Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1173 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 134 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve rastet janë shënuar në: Shkup- 97 , Kumanovë-5, Tetovë -11, Prilep-1, Negotino-1, Strugë -3, Manastir-1, Kavadar-1, Veles-1, Resnje 7, Kërçovë-2, Kratovë-1, Valandovë-1 dhe Krushevë-2
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 34 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Të rikuperuari janë regjistruar në Shkup-6, Kumanovë-23, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-2.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë me koronavirus. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova. Viktimat janë prej moshës 65 deri në moshën 77 vjeçe.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4289, prej të cilëve 1757 janë shëruar kurse 201 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2331 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 45.054 testime për Covid-19.