“Tetori rozë”/ Nisma e re: Autobusi i veçantë nis udhëtimin në kryeqytet, ofron mamografi falas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe në Prishtinë, është ndërmarrë një nismë e veçantë

Një nismë e veçantë është ndërmarrë në qytetin e Prishtinës, në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit.

Një autobus rozë, ngjyrë e përzgjedhur për tetorin rozë, do të lëvizë në Prishtinë dhe do të ofrojë mamografi flas për të gjitha vajzat dhe gratë. Nisja bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht pranë monumentit “New Born’.

Ky shërbim do të ofrohet falas edhe në tre Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

Po ashtu, një gjest të bukur kanë planifikuar dhe ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e të cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën kundër kancerit të gjirit.

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Diagnostifikimi i hershëm është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë sëmundje dhe për të shpëtuar jetë, prandaj këshillohet kontrolli i shpeshtë.

Share This Article