Teuta fiton me Flamurtarin dhe ngjitet në renditje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teuta ka mposhtur Flamurtarin me shifrat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 8-të të Superiores. Ndeshja u zhbllokua me supergolin e Gomes në minutën e 17-të dhe në të 29-ën, Arifi i dyfishoi shifrat falë një gabimi të Ramanit. Në minutat shtesë të pjesës së parë u realizuan dy gola, nga Trashi për Flamurtarin dhe Boçi për Teutën. Kështu pjesa e parë dhuroi emocione të mëdha dhe foli totalisht për durrsakët.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për vendasit pasi Zhongo doli me të kuq duke i prishur planet Dobit. Në të 57’ Bolzan gjeti një gol të bukur për të shkurtuar diferencën, por nuk mjaftoi për vlonjatët të cilën zhyten edhe më thellë në vendin e fundit.

Ndërsa Teuta rikthehet kështu te fitorja dhe ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë.

Share This Article