Thaçi akuza bashkësisë ndërkombëtare: Çështja e personave të zhdukur është turpi i tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se faktori ndërkombëtar duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe zbardhjen e të gjitha krimeve që kanë kanë kryer në Kosovë. Çështja e të pagjeturve është turp për bashkësinë ndërkombëtare, thotë Presidenti.

Në një postim në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Thaçi shprehet se nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë.

Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje”, shkruan Presidenti Thaçi.

Share This Article