Thaçi: Besoj te ndërtimi i Korridorit 8

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Click Plus” foli edhe për ndërtimin e Korridorit 8 që lidh gati gjithë Maqedoninë perëndimore.

Ai thotë se beson te realizimi i këtij projekti për shkak se prapa këtij projekti qëndron kompani amerikane.

“Më pëlqeu gurrëthemeli i Korridorit 8. Nuk isha i pranishëm, por besoj në të. Kur më pyesin nëse besoj, unë them po. Besoj shumë kur do të shoh se firma që ndërton është amerikane. Besoj kur shoh se aty e pranishme është edhe ambasadorje amerikane”, u shpreh Thaçi.

Thaçi po ashtu u shpreh i zhgënjyer nga politikat e OBRM-PDUKM-së të cilat janë kundër shqiptarëve dhe për këtë shkak ata kundërshtojnë ndërtimin e Korridorit 8 dhe ndryshimet kushtetuese.

Share This Article