Thaçi beson në përvojën e Hysenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koordinatori Shtetëror për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, pas kryeministrit Avdullah Hoti, ka njoftuar edhe presidentin Hashim Thaçi për atë që u bisedua javën e shkuar në Bruksel.

Thaçi, sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit, ka mirëpritur emërimin e Hysenit në këtë post.

“E kam mirëpritur emërimin tuaj si koordinator për dialogun, sepse besoj fuqishëm në eksperiencën dhe qasjen tuaj gjithëpërfshirëse e përafruese mes gjithë spektrit politik në vend”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit, sipas njoftimit, ritheksoi se në Bruksel duhet të dialogohet vetëm për marrëveshjen përfundimtare që sjellë njohjen reciproke ndërshtetërore.

“Presidenti Thaçi dhe koordinatori Hyseni kanë ritheksuar se krijimi i unitetit politik është përcaktues për suksesin në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Share This Article