ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça 3 hours ago
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja 3 hours ago
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident 3 hours ago
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 6 hours ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi dekoroi miqtë japonezë që promovuan Kosovën

albnews by albnews
23 October, 2019
in Kosova
0
Thaçi dekoroi miqtë japonezë që promovuan Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë dekorata për zyrtarë dhe personalitete nga Japonia që kanë kontribuar në Kosovë dhe për Kosovën, në një ceremoni të organizuar në ndërtesën e Kuvendit të Japonisë në Tokyo.

Yuriko Koike, që aktualisht është Guvernatore e Tokyos, e cila ka ndihmuar Kosovën në kapacitetet tjera zyrtare që ka mbajtur, ndër të tjera duke ndihmuar edhe në sigurimin e strehimit për qindra kosovarë të kthyer në shtëpitë e tyre në vjeshtën e vitit 1999, është dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Nënë Tereza”.

Në komunikatën presidenciale, thuhet se çmimi “Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” i është ndarë edhe Ryu Shionoya, Kryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Japoni në Kuvendin e Japonisë, për kontributin e tij në promovimin e Kosovës në Japoni.

RelatedPosts

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Prokuroria Speciale publikon pamje nga arrestimi i prokurorit: Ndalohet për 48 orë

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Japoni, njëherësh Këshilltar Special i Kryeministrit të Japonisë, Isao Iijima, është nderuar me çmimin “Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” për promovimin dhe afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës në Japoni dhe më gjerë.

Ambasadori Yoshifumi Okamura, i cili ka shërbyer si Këshilltar i PSSP-së në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që në Kosovë më së miri njihet si ambasadori japonez në Kombet e Bashkuara, i cili e ka promovuar verën kosovare në Këshillin e Sigurimit të KB-së, i është ndarë titulli “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e tij në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.Ish-administratorit të UNMIK-ut në Skenderaj, Ken Inoue, i është ndarë Medalja Presidenciale “Shën Nënë Tereza” për kontributin e tij në fushën e humanizmit dhe paqes në Kosovë, veçanërisht për angazhimin e tij personal për shërimin e atëhershëm të vajzës së vogël Besjana Musliu, e cila kishte pësuar djegie të rënda në kokë gjatë luftës.

E njëjta medalje dhe me pretekst të njëjtë i është ndarë edhe Agjencisë ADRA dhe Spitalit Adventist në Tokyo.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokyo të Japonisë ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Thaçi u shpreh se ndjen obligim, por edhe privilegj, që t’u shpreh mirënjohje atyre që bënë gjënë e duhur në kohën e duhur.

“Nuk thuhet kot se miqtë dihen në kohë të vështira”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se sot Kosova është partner i bashkësisë ndërkombëtare dhe ka filluar t’i japë botës më shumë sesa që merr “duke i ofruar botës talente dhe shkathtësi në shumë fusha, nga teknologjia e deri tek sporti dhe arti”.

“Dua që sot, duke treguar falënderimin për ju, bashkërisht të shënojmë hyrjen në dekadën e dytë të bashkëpunimit tonë, ku Kosova nuk shihet më si vend që duhet ndihmuar, por si vend me të cilin vendoset partneritet që evoluon drejt një raporti fitim-fitim për të dyja vendet”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se është thellësisht i bindur që në dekadën që vjen, Kosova do t’i thellojë raportet me Japoninë, në politikë, ekonomi, siguri, kulturë dhe arsim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

27 October, 2025
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

27 October, 2025
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

27 October, 2025
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result