Pas shtatë muajsh pritjeje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka firmosur dekretin për tërheqjen nga detyra të ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në SHBA.
Vendimi për kthim të ambasadores Çitaku dhe disa të tjerëve, ishte marrë më 3 mars nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, por duhej edhe dekreti i presidentiti dhe Thaçi e ka firmosur atë më 2 tetor.
