Thaçi: Demaçi i dha kuptim përpjekjeve tona për liri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Për Demaçin, presidenti ka thënë se është njeriu që i ka dhënë kuptim përpjekjeve për liri dhe se gjithë jetën investojë për liri e pavarësi të Kosovës.

“Sot në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës po bëjmë nderimin protokollar shtetëror tek Adem Demaçi, njeriu i cili i dha kuptim përpjekjeve tona për liri, simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës. Njeriu që gjithë jetën investoj dhe sakrifikoj për liri, pavarësi të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Prandaj, nderime e respekt i përjetshëm simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës Adem Demaçit”, tha ai.

Thaçi i shoqëruar edhe nga kryeministri Haradinaj, kanë bërë homazhe në Kompleksion Memorial në Prekaz.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply