Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze flasin për paqen dhe stabilitetin në rajonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte ka pasur një darkë pune me ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze kanë folur për bashkëpunimin bilateral, për përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut, por ky dialog duhet të rifilloj pa kushtëzime”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, ka theksuar se Norvegjia përkrah përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.

“Norvegjia mbështet dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë kryediplomatja norvegjeze.

Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova do që njëherë e përgjithmonë ta qartësojë raportin e saj si shtet me shtetin e Serbisë dhe mund të vihet deri tek një marrëveshje ligjërisht obligative, me garancat e nevojshme ndërkombëtare, por nevojitet më shumë vullnet, largpamësi dhe pragmatizëm politik.

Share This Article