Thaçi dhe të tjerët regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK’së që po mbahen në paraburgim në në Hagë, kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Express mëson nga burime brenda KQZ’së se ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-krerët e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL të UÇK-së,  Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues jashtë Kosovës.

Në një përgjigje për Express, zyra për informim e Dhomave të Specializuara të Hagës pati thënë se se çështja e votimit të Thaçit dhe të tjerëve do të adresohet sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet dhe kanë thënë se do të ofrojnë përkrahje për t’u mundësuar të akuzuarve që të votojnë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta adresojnë këtë çështje sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet. Nëse kërkohet në mënyrë specifike, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendra e Ndalimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ofrojnë përkrahje për organizimin praktik të realizimit të procedurave të votimit”, kanë deklaruar nga Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, sipas nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme votuesi i cili gjendet jashtë Kosovës, mund të votojë nëse ka aplikuar për votim jashtë Kosovës.

Share This Article