ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 7 hours ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 7 hours ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 7 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 7 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje

albnews by albnews
9 March, 2020
in Kosova
0
Thaçi: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike, Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se qëndrimi i unifikuar i opozitës dhe qeverisë, është thelbësor për realizimin e çështjeve të interesit të përbashkët.

“Sot i takova liderët politikë për t’i njoftuar për vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe për të diskutuar për nevojën e bashkërendimit të hapave tanë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përfundojë me njohje të Kosovës dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

RelatedPosts

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

Plagoset rëndë shqiptari 29 vjeçar në St. Gallen

Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sot i takova liderët politikë për t’i njoftuar për vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe për të diskutuar për nevojën e bashkërendimit të hapave tanë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përfundojë me njohje të Kosovës dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Takimi me ish-kryeministrin dhe liderin e LDK-së, z. Isa Mustafa, ishte i shkëlqyer. Ne u pajtuam se duhet të ndërtojmë dhe ruajmë qëndrim të përbashkët në çështjet me rëndësi për shtetin. I jam mirënjohës z. Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë kanë qenë konstruktivë në çështjet e shtetndërtimit.

Shkëmbim të dobishëm kisha edhe me ish-kryeparlamentarin dhe liderin e tashëm të opozitës, z. Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar i opozitës dhe qeverisë është thelbësor për realizimin e çështjeve të interesit të përbashkët.

Bisedë konstruktive ishte edhe ajo me ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu i dha përkrahje përpjekjeve për të ndërtuar qëndrim të përbashkët në çështjet e interesit shtetëror dhe e vlerësoj kontributin e tij në këtë drejtim.

Me ish-zëvendëskryeministrin dhe liderin e NISMA-s, z. Fatmir Limaj, u pajtuam që për Kosovën të flasim me një zë, sidomos në çështjen e dialogut me Serbinë.

Takim konstruktiv pata edhe me ministrin z. Dalibor Jevtiq dhe z. Goran Rakiq nga Lista Serbe. Roli i komunitetit serb është i rëndësisë së veçantë në ndërtimin e shtetit shumetnik dhe në arritjen e marrëveshjes historike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në takim me grupin 6 Plus dhe deputetët e komuniteteve tjera u konfirmua se përmirësimi i jetës së qytetarëve është interes i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë i hapë rrugë zhvillimit dhe përmirësimit të mirëqenies qytetare. Paqja është në interesin e të gjithëve.

Të njëjtin mesazh, nevojën për unitet politik, e kam marr edhe nga ish-presidenti dhe kryetari i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, me të cilin kisha një bisedë telefonike, pasi e kishte të pamundur të merrte pjesë në takim personalisht. HTH

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result