Thaçi: Do të ishte në interes të Kosovës të mos emërohet Lajçaku

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosovës e ka vazhduar polemikën me Bashkimin Evropian rreth çështjes së emërimit të Miroslav Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi ka thënë se e mirëpret që BE-ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, derisa shton se mosemërimi i tij në atë post do të ishte në interes të Kosovës.

Kreu i shtetit ka thënë se duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosvoë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin.

Thaçi edhe një herë ka kujtuar se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe votën kundër Kosovës në UNESCO.

“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.

Kreu i shtetit dje gjatë ditës kishte deklaruar se Miroslav Lajçak është i destinuar të dështojë në misionin e tij të ri si emisar për dialogun.

Megjithatë nga BE i kanë reaguar, duke i thënë se Lajçak ende nuk është emëruar si emisar.

Share This Article