Thaçi e fton sërish Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në takim konsultativ për mandatim të Qeverisë.

Sipas ftesës, takimi është thirrur për orën 20:00.

Kjo është ftesa e dytë që presidenti i ka bërë Kurtit sot, transmeton Koha.net.

Ftesën e parë, VV-ja e refuzoi me arsyetimin se Kurti nuk është i pranishëm në Prishtinë.

Para se të bënte publike ftesën, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kurti nuk u paraqit në zyrën e tij ashtu siç pritej, derisa ka bërë thirrje që të mos e vonojnë formimin e Qeverisë.

“Ai nuk u paraqit në zyrën time ashtu siç pritej, sidoqoftë një ftesë e re do të pasojë së shpejti. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve që të mos e vonojnë krijimin e Qeverisë. Njerëzit dhe aleatët tanë presin më shumë”, thuhet në postimin e Thaçit.

Image
Share This Article