Sipas një portali boshnjak, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Milorad Dodik për të shkuar në Sarajevë. Dodik, i kishte bërë ftesë Thaçit për të shkuar në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Sipas portalit të Bosnjës dhe Hercegovinës, “Klix.ba”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Milorad Dodik, Presidenti i “Republika Srpska”-s në Bosnje, transmeton Gazeta Express.
Sipas burimeve të mediumit, thuhet se Thaçi e ka refuzuar ftesën për shkak se Bosnja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ose SEECP, fillon më 8 korrik. Aty, është planifikuar se do të ketë takime mes ministrave dhe presidentëve nga Evropa Juglindore.
Deri tani, sipas mediumit, ftesën për të marrë pjesë në këtë Samit e kanë konfirmuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.