Thaçi i drejtohet Kushtetueses për vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qytetarëve, siç tha ai, “vendim antikushtetues”, duke respektuar kompetencat kushtetuese e ligjore, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe frikës”, tha Thaçi.

Thaçi në një konferencë për media, tha se situata është emergjente në vend.

“Mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush”, tha Thaçi dhe dha edhe një mesazh për qytetarët.

“Dëgjoni me kujdes rekomandimet e IKSHPK-së. Këto rekomandime janë përtej çdo agjende politike, janë rekomandime për jetët tona. Mënyra më e mirë për ta luftuar COVID-19, është rrini në shtëpi”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës ta pezullojë vendimin e djeshëm.

Nga ai, thotë se ka kërkuar ta rishqyrtojë vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Me këtë vendim, thotë Thaçi, kryeministri Kurti vetëm ka krijuar panik.

“Le të rishqyrtojë vendimin me të cilin ka krijuar, panik, frikë, tollovi e paqartësi”, u shpreh Thaçi.

Tutje, tha Thaçi, “Kurti ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Share This Article