Thaçi: I kërkoj urgjentisht Qeverisë së Kosovës të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të mblidhet urgjentisht që të merren vendime në përputhje me kërkesat e Shteteve të Bashkuara.

“Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Ai ka thënë se për Kosovën janë jetike raportet me SHBA-në.

“Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, tha Thaçi.

Këto komente të presidentit vijnë pas lajmit për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova.

Share This Article