Thaçi i kërkon Borellit të bashkëpunojë me Amerikën për dialogun me Serbinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të takimit në mes të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Para mediave presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se me Borrellin kanë diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës, për të ardhmen evropiane. Është mesazh i fuqishëm vizita e Borellit. Tregon rritjen e interesit të BE-së për rajonin. Vizita është shumë e mirëseardhur. Kosova do të punojë fuqishëm për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Kërkohet përkushtim i të gjitha palëve të involvuara në proces, për vendosjen e paqes në rajon”, ka deklaruar Thaçi.

I pari i shtetit thotë se Kosova po trajtohet padrejtësisht sa i përket lëvizjes së lirë.

“Por për fat të keq sa u përket vizave, Kosova është trajtuar padrejtësisht sepse Kosova ka plotësuar kriterët. Prandaj edhe sot shpreha zhgënjimin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kemi një vlerësim jashtë standardeve me vendet tjera, kur edhe vendet tjera kanë probleme dhe trajtohen në mënyrë më të afirmuar sesa Kosova. BE-ja ka bërë gabim strategjik me mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo po e pengon të ardhmen e Kosovës. Me Borellin shpresoj qe kjo qasje të ndryshojë urgjentisht”, thotë ai.

Presidenti Thaçi tha se me përfaqësuesin e BE-së kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

“Diskutuam edhe për mundësinë e marrëveshjes finale me Serbinë. Z. Borell ka një përvojë në politikëbërje. Kam besim qe me ekipin e tij dhe shtetet anëtare, do të punojë për dialog transparent, qe na sjell të ardhme prosperuese. Është e rëndësishme që z. Borell të mbështetet nga të gjitha shtetet. Çelësi i arritjes së marrëveshjes finale është uniteti i BE-së dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pres nga Brukseli dhe Washingtoni një përpjekje të shtuar që kjo të përmbyllet me sukses”, ka deklaruar ai. 

Share This Article