Thaçi i kërkon Hotit dhe delegacionit të bëjnë hapa të guximshëm në Shtëpi të Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi i ka kërkuar delegacionit Kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.

“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellur së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi.

Nesër në shtëpinë më të rëndësishme në botë, Kosova dhe Serbia do të takohen për të biseduar në lidhje me temat ekonomike.

Share This Article