Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, ka shkruar se ata sot i njoftoi për kërkesën që ia ka bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në cilësin e kryetarit të partisë, për ta propozuar një mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje, pas rrezimit të tij.
Thaçi ka shkruar në Facebook me ambasadorin e Francës, e Gjermanisë, e SHBA’së, e Italisë dhe e Britanisë së Madhe, ka folur për zhvillimet në vend dhe se i ka njoftuar ata se është duke e pritur mandatarin për kryeministër, që duhet ta propzojë partia më e madhe në Kuvend.
Shkrimi i plotë i Thaçit:
Ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe atë të BE-së në Kosovë i falënderova për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në përballje me virusin COVID19 dhe i ngushëllova për viktimat e pandemisë në shtetet e tyre.
Me ambasadorët diskutova për zhvillimet politike dhe për kërkesat që ia kam drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt politik fitues në zgjedhjet e vitit të kaluar, për ta propozuar kandidatin e ri për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Në këtë takim theksova se Republika e Kosovës dhe qytetarët kanë nevojë për një Qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të krijuara nga pandemia. Çdo hap që do ta ndërmarr si president i vendit do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. HTH