ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 2 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 2 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 3 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 3 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Thaçi i shkruan letër Ramës nga Haga: Kujdesu për Shqipërinë, dhe mos harro të kujdesesh edhe për Kosovën

albnews by albnews
27 April, 2021
in Albania, Kosova
0
Thaçi i shkruan letër Ramës nga Haga: Kujdesu për Shqipërinë, dhe mos harro të kujdesesh edhe për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar letrën që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i ka shkruar atij nga qelia në Hagë.

Numërimi i votave në Shqipëri është duke shkuar drejt fundit ndërkohë që PS e Edi Ramës do të jetë fituese.

RelatedPosts

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku, i merr dhe pasaportën

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Shqipëria sipas Ramës: Krimi dhe korrupsioni… pak më keq se Brukseli

Kjo është letra e plotë e Thaçit:

Vëlla Edi,

Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde – entuziazëm ky që ndryshe vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si asnjëherë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vellau im. Për Shqipërinë kam mall, dashuri, nostalgji. Sot, dielli i Shqipërisë që aq shumë më mungon e ngrohu zemrën e Shqiptarit brenda meje.

Sot u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luftës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe për krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare. Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si ushtar të UÇK-së, betim e luftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndergjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës.

Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për tu bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive, librave dhe amaneteve të vyera ishte dëshirë e ideal, po jo pasqyrë e realitetit të kohës.  Unë luftova për kët’ideal me Kosovën brenda Shqipërisë po kur mundësitë u kufizuan, unë luftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time. Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arrogancën e pushtetarit.

Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar mbi raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla’ i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau Shqiptar për të cilin me entuziazëm luftova. Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove dhe do punosh ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë.

Pra, vëllau im Edi, ty që po bën Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po te them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, jam kaq i gëzuar edhe unë pa masë. Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitoj, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë.

Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mija si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gjaku.

Me shpresën që do të mund takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë e Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë.

Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result