ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa 8 hours ago
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual? 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar 8 hours ago
Zbulimi i 15,000 monedhave romake mund të jetë më i madhi i të gjitha kohërave në vend 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi i shkruan Trumpit: Jam i gatshëm të bëjë kompromis për arritjen e një marrëveshje me Serbinë

albnews by albnews
29 January, 2019
in Kosova
0
Thaçi i shkruan Trumpit: Jam i gatshëm të bëjë kompromis për arritjen e një marrëveshje me Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka kthyer letrën Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi vitin e kaluar kishte marrë një letër nga shefi i shtëpisë së bardhë ku Kosova inkurajohej të bëjë marrëveshje me Serbinë.

Thaçi e ka ftuar Trumpin në Kosovë, duke e siguruar se është i gatshëm të bëjë kompromise gjatë bisedimeve me Serbinë. Në letër nuk përmendet taksa e vendosur nga Qeveria Haradinaj, e cila aktualisht po i mban të bllokuara bisedimet.

RelatedPosts

Rashiq: Djali im mbahet nga katër orë në kufi – Serbia po ushtron presion psikologjik

Vizita e Kurtit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera

Kingji takon komandantin e KFOR: Misioni i NATO-s në Kosovë, më i rëndësishëm se kurrë për stabilitetin rajonal

Presidenti kosovar është zotuar se do ta kryejë pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump.

Kjo është letra e presidentit Thaçi:

 I nderuar z. President, Më lejoni të filloj duke ju dëshiruar juve dhe familjes suaj gëzuar Vitin e Ri dhe shumë suksese në vitin 2019.

Populli i Kosovës dhe unë jemi veçanërisht të gëzuar me letrën që më keni dërguar më 14 dhjetor 2018, në të cilën shprehni përkrahjen e palëkundur të Amerikës për Kosovën “e pavarur dhe sovrane”.

Siç kemi diskutuar në Paris – dhe siç u kam shpjeguar më në detaje Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Uashington – pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani.

Prandaj, më lejoni t’ju ofroj garancitë e mia personale se si President i Kosovës do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, që do të përfshijë të gjitha çështjet e hapura, duke i dhënë kështu fund konfliktit shekullor me Serbinë.

Më lejoni të nënvizoj, z. President, karakterin historik të kësaj për të cilën po flasim këtu. Marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë. Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje permanente në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Një arritje e tillë historike kërkon angazhim maksimal nga të dyja palët. Unë zotohem se do të kryej pjesën time të punës. Do u apeloj bashkëqytetarëve të mi kosovarë që të ndjekin thirrjen që keni bërë në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

 I gëzohem mundësisë që të bashkëpunojmë ngushtë me ju dhe me shumë miq tonë në Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e kësaj iniciative diplomatike. Dhe, siç keni sugjeruar me zemërgjerësi, nuk ka mënyrë më të mirë për të celebruar suksesin tonë se sa të ndjekim lidershipin tuaj dhe t’ju bashkohemi në Shtëpinë e Bardhë, ku paqja dhe historia krijohen bashkë.

Në fund, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe t’ju ftoj për të vizituar Kosovën, të takoni popullin më proamerikan dhe amerikanët që shërbejnë në Kosovë, si dhe të bëheni dëshmitar i suksesit tonë të përbashkët në ndërtimin e një Kosove shumetnike, e përkushtuar për paqe, liri dhe drejtësi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

24 October, 2025
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

24 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 October, 2025
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result