Thaçi ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, rreth gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme Thaçi e dha të marten mbrëma, gjatë një konference shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, Qeveria, gjatë një konference pas asaj të Thaçit, e quajti këtë gjë masë ekstreme dhe të panevojshme.

Për të hyrë në fuqi, dekreti duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Share This Article