Thaçi: Kemi përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së për marrëveshje paqësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Hashim Thaçi para Samitit të Berlinit,  ka pasur një takim me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini

Thaçi ka shkruar në rrjetin social Facebook se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Për ne, fqinjët tanë dhe vet Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, shkruan Thaçi.

Share This Article