Kosova
Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por që tha se vendimmarrja nuk po ndodh për shkak të mos unitetit të shteteve të BE-së.
Thaçi tha se Kosova si asnjë vend tjetër ka kaluar nëpër sistem te drejtësisë për 20 vite. Derisa ka kritikuar për siç ka thënë amnistisë që i është bërë Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë.
“Do të ishte jetike që të kemi një këmbëngulësi më të madhe që të vazhdohet ky proces në mënyrë më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe që të kemi një konkretizim. Këtu nuk mund të mos shpreh shqetësimin që njerëzit nuk janë të kënaqur me drejtësi, ose viktimat kërkojnë drejtësi. Por që a kanë ndodhur lëshime në këtë proces, këtë nuk mund ta mohojë askush. Lëshime edhe në kuptimin edhe të mos efikasitetit në punë, po edhe të një selektimi etnik në drejtësi. Ne jemi dëshmitar se kemi pasur rreth 13 mijë civil të vrarë në luftë nga shteti i Serbisë, mbi 20 mijë gra të dhunuara nga Serbia, rreth 1 mijë fëmijë të vrarë, mbi 400 masakra të evidentuara. Pikërisht këto dobësi që kanë ndodhur me ose pa qëllim, kanë krijuar një rrethanë që po e vështirësojnë pajtimin. Për këto krime nuk është dënuar askush. Më tepër janë dënuar shqiptarët, sesa ata që kanë kryer spastrim etnik. Është një shqetësim, edhe drejtësia e UNMIK dhe EULEX ka konstatuar se ata që kanë kryer krime nga Serbia në Kosovë, nuk duhet të merret EULEX-i dhe UNMIK në Kosovë, por Serbia, kjo është amnisti. Cili është rezultati nga kjo heshtje ndërkombëtare, tash jo që kemi mohim, por me krenari mohojnë krimin në Kosovë. Jam mirënjohës që shtetet e Quintit kanë reaguar për masakrën e Reçakut”, tha ai.
Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
“Lufta kundër korrupsionit, publiku është duke pritur që nga prokurorët të ndodh pastrimi nga korrupsioni, nepotizmi. Çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimit të pasurisë. Është me rëndësi që prokurorët të sigurojnë mbrojtjen e duhur të informatorëve. Gjatë vitit të kaluar prokuroria ka treguar përkushtim në luftën kundër korrupsionit, janë 400 dosje penale me 771 persona”, tha Lumezi.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania12 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania12 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania14 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK12 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova14 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota12 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
