Thaçi: Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin për Proces e Bashkëpunim në Evropën Juglindore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se Kosova nuk do të jetë pjesëmarrësë në Samitin për Proces e Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP), kjo si rezultat i ftesës denigruese të kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai potencoi se Kosova gjithnë ka qenë e gatshmë për mardhënje të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën, por ky vullnet vazhdimisht është keqpërdorur nga këta të fundit.

Sjelljen e Bosnjës dhe Hercegovincës, Presidenti Thaçi e ka cilësuar se si të pa pranueshme pasi përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane.

Postimi i Thaçit:

Përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse.

Sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqë përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush. HTH

Share This Article