ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente 1 hour ago
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës 2 hours ago
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë 2 hours ago
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit 5 hours ago
Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi kritikon shtetet e Kuintit për mos mbështetje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse

albnews by albnews
29 April, 2019
in Kosova
0
Thaçi kritikon shtetet e Kuintit për mos mbështetje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë darkës së sotme në Samitin e Berlinit, ka theksuar se pretendimet apo ëndrrat e kujtdo se në veri të Kosovës mund të themelohet një asociacion me kompetenca ekzekutive e modelit të Republikës Serbe, nuk do të realizohen kurrë.

“Faktori ndërkombëtar, në mënyrë specifike shtetet e Kuintit, nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje për përpjekjet tona për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Këtë marrëveshje nuk mund ta arrijmë nëse shtetet e Kuintit nuk janë të bashkuara dhe nuk flasin me një zë. Po ashtu, edhe shtetet e Kuintit, edhe ne e dimë se kjo marrëveshje është e pamundur të arrihet pa rolin vendimtar të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

RelatedPosts

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

Postimi i Thaçit në Facebook: Me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, në darkën e përbashkët vazhduam të diskutojmë për të tashmen dhe të ardhmen e rajonit tonë. Për bllokadën në të cilën gjendet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë theksova disa faktorë që e kanë sjellë këtë situatë të pashpresë. Së pari, Serbia në mënyrë të njëanshme e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës për prodhimet serbe. Ky veprim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin kryesor udhëheqës të dialogut, të cilin e kemi respektuar që nga pikënisja e tij. Së dyti, faktori ndërkombëtar, në mënyrë specifike shtetet e Kuintit, nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje për përpjekjet tona për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Këtë marrëveshje nuk mund ta arrijmë nëse shtetet e Kuintit nuk janë të bashkuara dhe nuk flasin me një zë. Po ashtu, edhe shtetet e Kuintit, edhe ne e dimë se kjo marrëveshje është e pamundur të arrihet pa rolin vendimtar të SHBA-së. Kundërshtimet kryesisht janë bërë duke keqinformuar dhe duke rritur frikën se gjoja ne po përpiqemi t’i ndryshojmë kufijtë në Ballkan dhe ata i duam përgjatë vijave etnike. Por, këto pretendime kanë qenë dhe janë tërësisht të pavërteta! Kurdo që arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, demarkimi i kufirit ndërmjet dy shteteve është i pashmangshëm. Sovraniteti shtetëror i Kosovës është dhe do të mbetet i pacenueshëm. Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe të heq dorë nga cenimi i sovranitetit tonë. Pretendimet apo ëndrrat e kujtdo se në veri të Kosovës mund të themelohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive e modelit të Republikës Serbe, nuk do të realizohen kurrë. Nuk mund të këtë një zgjidhje as në modelin gjermano-gjerman dhe as me një sovranitet të dyfishtë. Kosova në mënyrë të përgjegjshme dhe legjitime interesohet dhe përkrah aspiratat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

10 September, 2025
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

10 September, 2025
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

10 September, 2025
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result