Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë, tash do të nisi konsultimet me partitë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Hashim Thaci, përmes një letre që e ka siguruar Gazeta Express, e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë, në konsultim me liderët e partive të tjera, pasi sipas Thacit, Kurti nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për formimin e Qeverisë.

“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Tutje Presidenti e njofton Kurtin se në vazhdimësi do të konsultojë liderët e tjerë të partive politike për hapat të mëmtutjeshëm të formimit të Qeverisë.

Presidenti Thaci gjatë fundjavës së shkuar ka paralajmëruar se këto ditë do të ndërmarrë veprime për mandatimin e një kandidat që do ta formojë Qeverinë e re, derisa Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, nuk ka dërguar asnjë emër për mandatar, pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mosbesimi.

LDK nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet e saj për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka takuar sot liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, me të cilin, sic raporton T7, kanë pasur temë cështjen e formimit të Qeverisë.

LDK-ja ka aprovuar në këshillin e përgjithshëm të partisë një koalicion të mundshëm me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet. 

Share This Article